Description
PËRFITIMET KRYESORE
-
Dyfishon volumin e flokëve, duke i dhënë plotësi, lëvizshmëri dhe ngritje që nga rrënja
-
Riparon dëmtimet e përditshme dhe mbron nga këputja në të ardhmen
-
Fortëson dhe përforcon lidhjet (bonds) për flokë më rezistentë
-
Pastron butësisht pa i zhveshur flokët nga hidratimi natyral
-
Vërtetuar klinikisht që shton butësinë dhe shkëlqimin
-
I testuar nga dermatologët, vegan, i sigurt për flokë të lyer dhe i përshtatshëm për flokë të trajtuar kimikisht
SI TË PËRDORET
Një sasi e vogël mjafton për shumë kohë falë kësaj formule mjaft të përqendruar:
-
100mL: Deri në 40 përdorime*
-
250mL: Deri në 100 përdorime*
-
1000mL: Deri në 400 përdorime* *Bazuar në sasinë mesatare prej 2.5mL për përdorim
-
Hidhni pak produkt dhe emulsifikojeni (fërkojeni) në duar.
-
Aplikojeni në flokë të lagur.
-
Shkumojeni mirë dhe shpëlajeni plotësisht.
-
Vazhdoni trajtimin me zbutësin Nº.5FINE Bond Maintenance Conditioner.
Kujdes: Shmangni kontaktin me sytë.
DETAJE
Ky është shamponi më i mirë për flokë të hollë. Është vërtetuar klinikisht se dyfishon volumin e flokëve tuaj menjëherë, duke ruajtur ngritjen e tyre gjatë gjithë ditës, si dhe riparon dëmtimet e përditshme që në larjen e parë*. Shkuma ultra e lehtë largon me butësi mbetjet e produkteve pa i zhveshur flokët – duke i lënë ata të pastër pa i rënduar, të butë, me shkëlqim dhe plot lëvizshmëri e volum.
I formuluar për flokë të drejtë, me rrudha (onde), kaçurrelë ose kreshpë me teksturë të hollë – si dhe për të gjitha nivelet e porozitetit.
I testuar nga dermatologët. Vegan. I sigurt për flokë të lyer dhe i përshtatshëm për flokë të trajtuar kimikisht.
KËSHILLË PRO: Për një riparim të plotë nga të gjitha llojet e dëmtimeve, përdorni çdo javë trajtimin para shamponit Nº.3PLUS Complete Repair Pre-Shampoo Treatment. *Kur përdoret si sistem së bashku me zbutësin Nº.5FINE Bond Maintenance Conditioner
PËRBËRËSIT
-
Polimeret Fleksibël (Flexible Polymers): Ndihmojnë në krijimin e volumit dhe ngritjes që nga rrënjët.
-
Teknologjia e Patenduar OLAPLEX Bond Building™: Fortëson flokët dhe riparon dëmtimet në nivel molekular duke rindërtuar lidhjet disulfide që i japin flokut forcën e tij.
-
Acid Hyaluronik me Peshë të Ulët Molekulare: Nxit flokë të butë dhe të hidratuar.
-
Matrica Hidro-Balancuese (Hydra-Balancing Matrix): I lë flokët e hollë të pastër dhe të hidratuar pa i rënduar apo tej-kondicionuar.
NUK PËRMBAN: Proteinë, Silikon, Sulfate, SLS/SLES, Ftalate, Fosfate, MIC/MIT dhe Parabene.








Reviews
There are no reviews yet.