Nº.4FINE BOND MAINTENANCE® SHAMPOO

3,200.00 L

Remove compare

Description

PËRFITIMET KRYESORE

  • Dyfishon volumin e flokëve, duke i dhënë plotësi, lëvizshmëri dhe ngritje që nga rrënja

  • Riparon dëmtimet e përditshme dhe mbron nga këputja në të ardhmen

  • Fortëson dhe përforcon lidhjet (bonds) për flokë më rezistentë

  • Pastron butësisht pa i zhveshur flokët nga hidratimi natyral

  • Vërtetuar klinikisht që shton butësinë dhe shkëlqimin

  • I testuar nga dermatologët, vegan, i sigurt për flokë të lyer dhe i përshtatshëm për flokë të trajtuar kimikisht

SI TË PËRDORET

Një sasi e vogël mjafton për shumë kohë falë kësaj formule mjaft të përqendruar:

  • 100mL: Deri në 40 përdorime*

  • 250mL: Deri në 100 përdorime*

  • 1000mL: Deri në 400 përdorime* *Bazuar në sasinë mesatare prej 2.5mL për përdorim

  1. Hidhni pak produkt dhe emulsifikojeni (fërkojeni) në duar.

  2. Aplikojeni në flokë të lagur.

  3. Shkumojeni mirë dhe shpëlajeni plotësisht.

  4. Vazhdoni trajtimin me zbutësin Nº.5FINE Bond Maintenance Conditioner.

Kujdes: Shmangni kontaktin me sytë.

DETAJE

Ky është shamponi më i mirë për flokë të hollë. Është vërtetuar klinikisht se dyfishon volumin e flokëve tuaj menjëherë, duke ruajtur ngritjen e tyre gjatë gjithë ditës, si dhe riparon dëmtimet e përditshme që në larjen e parë*. Shkuma ultra e lehtë largon me butësi mbetjet e produkteve pa i zhveshur flokët – duke i lënë ata të pastër pa i rënduar, të butë, me shkëlqim dhe plot lëvizshmëri e volum.

I formuluar për flokë të drejtë, me rrudha (onde), kaçurrelë ose kreshpë me teksturë të hollë – si dhe për të gjitha nivelet e porozitetit.

I testuar nga dermatologët. Vegan. I sigurt për flokë të lyer dhe i përshtatshëm për flokë të trajtuar kimikisht.

KËSHILLË PRO: Për një riparim të plotë nga të gjitha llojet e dëmtimeve, përdorni çdo javë trajtimin para shamponit Nº.3PLUS Complete Repair Pre-Shampoo Treatment. *Kur përdoret si sistem së bashku me zbutësin Nº.5FINE Bond Maintenance Conditioner

PËRBËRËSIT

  • Polimeret Fleksibël (Flexible Polymers): Ndihmojnë në krijimin e volumit dhe ngritjes që nga rrënjët.

  • Teknologjia e Patenduar OLAPLEX Bond Building™: Fortëson flokët dhe riparon dëmtimet në nivel molekular duke rindërtuar lidhjet disulfide që i japin flokut forcën e tij.

  • Acid Hyaluronik me Peshë të Ulët Molekulare: Nxit flokë të butë dhe të hidratuar.

  • Matrica Hidro-Balancuese (Hydra-Balancing Matrix): I lë flokët e hollë të pastër dhe të hidratuar pa i rënduar apo tej-kondicionuar.

NUK PËRMBAN: Proteinë, Silikon, Sulfate, SLS/SLES, Ftalate, Fosfate, MIC/MIT dhe Parabene.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nº.4FINE BOND MAINTENANCE® SHAMPOO”

Your email address will not be published. Required fields are marked *