Description
Nëse po përballeni me mungesë volumit, ngjyrë flokësh pa shkëlqim apo një skalp që ju kruhet dhe nuk duket asnjëherë plotësisht i pastër – është koha të bëni një rikthim në pikën e nisjes (reset) për flokët tuaj. Purifying Cleanse Shampoo është shampoja për pastrim të thellë që plotëson rutinën tuaj të zakonshme të larjes kur skalpi dhe gjatësia e flokëve kanë nevojë për një rifreskim nga mbetjet e produkteve dhe grumbullimet. Nëse jeni adhurues të metodës Co-wash, shtimi i një pastrimi të thellë është veçanërisht i rëndësishëm për t’i mbajtur kaçurrelat tuaja në pamjen e tyre më të mirë.
Purifying Cleanse Shampoo është e formuluar me një trio përbërësish kryesorë që pastrojnë, kujdesen dhe ju lënë me një ndjesi të plotë pastërtie. Acidet AHA veprojnë si një peeling i lehtë për të hidratuar dhe krijuar një skalp të freskët e të balancuar, ndërsa ekstrakti i Aloe Verës ndihmon në qetësimin e skalpit të irrituar dhe me kruajtje, me një efekt lehtësues të qëndrueshëm. Kjo kombinohet me ekstraktin e mendës që ka një efekt freskues e ftohës të lehtë. Kjo shampo për pastrim të thellë është pa sulfate, parabene dhe silikone.






Reviews
There are no reviews yet.